Specialiste e Marrëdhënieve me Arkitektët

Pagë e negociueshme
Smart Home Albania  logo

Smart Home Albania

Tirana
Full Time
157 shikime
0 aplikantë

Rreth pozicionit

Smart Home Albania arkitektët janë një ndër partnerët tanë më të rëndësishëm.

Ne po kërkojmë një Specialiste të Marrëdhënieve me Arkitektët e cila do të jetë ura lidhëse në ndërtimin e marrëdhënieve me arkitektët dhe në promovimin e produkteve/zhvillimeve tona. Ky rol është ideal për dikë që ka talent për shitje dhe dëshiron të rritet profesionalisht në fushën e arkitekturës dhe projektimit.

Në këtë rol do të kesh mundësinë të:

- Ndërtosh dhe të mbash marrëdhënie të vazhdueshme me arkitektë dhe projektues.
- Prezantosh produkte/shërbime të kompanisë tek partnerët.
- Bashkëpunosh për zhvillimin e projekteve të reja.
- Marrësh pjesë në takime, prezantime dhe evente profesionale.

Kërkojmë një profesioniste energjike, me aftësi të shkëlqyera komunikimi, pasion për arkitekturën dhe dëshirë për network dhe zhvillim.

Kualifikimet e kërkuara:

- Diplomë në Arkitekturë, Interior Design ose të tjera të ngjashme .
- Eksperiencë e mëparshme në marrëdhënie me klientë ose partnerë në sektorin e ndërtimit/arkitekturës.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.

Ne ofrojmë një ambient pune bashkëpunues, mundësi reale zhvillimi dhe një paketë motivuese.

Pikat kryesore

Përfitime

Bonuse performancëBonusePagë konkurueseLaptop puneTelefon punePushime të paguaraPushime verorePushime dimriZhvillim profesionalKurse trajnimiTrajnime të PaguaraCertifikime profesionaleKonferencaMundësi karriereRritje e shpejtëMentorimMundësi PromovimiLibra profesionalëTeam buildingEvente kompanieAktivitete sociale

Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara

Keni eksperiencë në shitje?

Përmbledhje

Vendndodhja
Tirana
Punësimi
Full Time
Pozicioni
konsulent shitjesh
Lloji i punës
On-Site
Eksperienca
Fillestar (0-2 vite)
Arsimi
Diplomë Bachelor
Paga
E negociueshme
Afati i aplikimit
21 Nëntor 2025

Statistikat

Shikime
157
Aplikantë
0
Publikuar
21 Tetor 2025

Informacioni i kompanisë

Smart Home Albania  logo

Smart Home Albania është kompania e parë në Shqipëri me fokus sistemet Smart Home. Kompania ofron sistemet më inovative me fokus rritjen e komfortit, uljen e faturës së energjisë elektrike dhe njëkohësisht rritjen e sigurisë. Smart Home Albania është realiteti me ofertën që garanton raportin cilësi-çmim më të mirë në treg. Smart Home Albania është distributor zyrtar ekskluziv për Shqiperinë i TIS Control, Smartek, Waterfall Audio, Teknim, Desi, Nuki, Tyba, Faradite, Fontini, Font Barcelona etj Aktualisht kompania vepron direkt apo nepermjet rishitesave ne Shqiperi, Kosove, Mal i Zi, Serbi, Greqi, Kroaci. Nëpërmjet ketyre brandeve, Smart Home Albania ofron sisteme automatizimi për shtëpi, vila, zyra, hotele të ndërtuar e funksionalë.

Pozicione aktive
3 pozicione
NIPT
M41325033N

Punë të ngjashme

Punët më të reja