Menaxhere Blerjesh

Kalaja Talent Consulting
Menaxhere Blerjesh

Kalaja Talent Consulting
Rreth pozicionit
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Menaxhere Blerjesh.
Detyrat
Planifikon dhe koordinon procesin e blerjeve sipas nevojave të departamenteve.
Analizon kërkesat e magazinës dhe nivelin e stokut për të planifikuar porositë.
Kërkon, identifikon dhe vlerëson furnitorë të rinj të mundshëm.
Negocion çmime, kushte pagese, afate dhe marrëveshje furnizimi.
Përgatit dhe menaxhon kontratat me furnitorët.
Ndjek porositë nga momenti i lëshimit deri në dorëzim final.
Kontrollon cilësinë e produkteve dhe zgjidh problematikat me furnizorët.
Bashkëpunon ngushtë me departamentin e logjistikës, financës dhe magazinës.
Analizon tregun, çmimet dhe trendet për optimizimin e kostove.
Përgatit raporte periodike mbi performancën e furnitorëve dhe situatën e blerjeve.
Siguron respektimin e procedurave dhe politikave të brendshme të prokurimit.
Kualifikimet
Diplomë në Ekonomi, Administrim Biznesi, Financë, Logjistikë ose fusha të ngjashme.
Përvojë 2–5 vite në prokurime ose blerje (preferohet në sektorin përkatës të kompanisë).
Aftësi të forta negocimi dhe komunikimi.
Njohuri të mira të procesit të furnizimit dhe menaxhimit të stokut.
Aftësi analitike dhe vendimmarrje të shpejtë.
Njohuri të mjeteve të paketës Office dhe programeve ERP (avantazh).
Orientim të lartë ndaj detajeve dhe organizim të shkëlqyer.
Integritet, korrektësi dhe aftësi për punë në presion.
Pikat kryesore
Përfitime
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
Përmbledhje
Statistikat
Informacioni i kompanisë

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj. Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës. Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë. Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.
- Pozicione aktive
- 12 pozicione
- NIPT
- M41616047Q


