Menaxhere Marketingu

1,300 - 1,500 €/muaj
Kalaja Talent Consulting  logo

Kalaja Talent Consulting

Tirana
Full Time
26 shikime
0 aplikantë

Rreth pozicionit

Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Menaxhere Marketingu. 

Detyrat

 

  • Harton dhe zbaton strategjinë e marketingut.

  • Planifikon dhe menaxhon buxhetin e marketingut.

  • Analizon tregun, konkurencën dhe trendet për identifikimin e mundësive të reja.

  • Menaxhon fushata publicitare në rrjete sociale, Google Ads dhe kanale të tjera.

  • Koordinon krijimin e materialeve promocionale (broshura, postera, video, kontent).

  • Administron platformat e rrjeteve sociale dhe monitoron performancën.

  • Bashkëpunon me ekipin e shitjeve për rritjen e volumit të shitjeve dhe gjenerimin e lead-eve.

  • Organizimi i eventeve promovuese, panaireve dhe aktiviteteve të marketingut.

  • Monitoron KPI-t kryesore dhe përgatit raporte mujore të performancës.

  • Menaxhon reputacionin e markës dhe kujdeset për konsistencën e komunikimit.

  • Koordinon marrëdhëniet me agjenci të jashtme: PR, dizajn, media, influencer marketing.

 

Kualifikimet

 

  • Diplomë në Marketing, Komunikim, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.

  • Përvojë 2–5 vite në pozicion të ngjashëm (preferohet në industri tregtare ose shërbimesh).

  • Njohuri të mira të mjeteve të marketingut digjital: Meta Business, Google Ads, Google Analytics, SEO/SEM.

  • Aftësi të forta analitike dhe raportuese.

  • Aftësi shumë të mira komunikimi, negociimi dhe prezantimi.

  • Organizim, kreativitet dhe orientim ndaj rezultateve.

  • Aftësi për të punuar në presion dhe për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht

Pikat kryesore

Përfitime

Bonuse

Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara

Diplomë universitare

Përmbledhje

Vendndodhja
Tirana
Punësimi
Full Time
Pozicioni
menaxher marketingu
Lloji i punës
On-Site
Eksperienca
Senior (5+ vite)
Arsimi
Diplomë Master
Paga
1,300 - 1,500 €/muaj
Afati i aplikimit
4 Janar 2026

Statistikat

Shikime
26
Aplikantë
0
Publikuar
1 ditë më parë

Informacioni i kompanisë

Kalaja Talent Consulting  logo

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj. Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës. Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë. Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.

Pozicione aktive
12 pozicione
NIPT
M41616047Q

Punë të ngjashme

Punët më të reja