Koordinatore Blerje

Smart Home Albania
Koordinatore Blerje

Smart Home Albania
Rreth pozicionit
Jemi në kërkim të një profesionisti për Departamentin e Blerjeve dhe Logjistikës!
Nëse ke minimum 1 vit eksperiencë në ndjekjen e porosive dhe procedurave doganore, kjo është mundësia jote!
Detyrat kryesore përfshijnë:
Ndjekja e porosive te furnitorët
Verifikimi dhe aprovimi i dokumentacionit për furnitorë të rinj
Organizimi i transporteve dhe marrëveshjeve për import/eksport
Bashkëpunimi me agjentin doganor për procedurat doganore
Rakordimi me magazinën për sasinë dhe cilësinë e mallit
Asistenca në përllogaritjen e kostos
Kërkesat:
Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi, Inxhinieri Industriale, Logjistikë ose fusha të ngjashme.
Minimum 1 vit eksperiencë në ndjekjen e porosive dhe/ose në logjistikë & procedura doganore.
Njohuri të përgjithshme mbi procedurat doganore dhe dokumentacionin për import/eksport.
Ne ofrojmë:
Paketë financiare konkurruese + bonuse motivuese
Mundësi reale për rritje profesionale në një kompani në zhvillim të vazhdueshëm
Trajnime mbi teknologjitë më të fundit në fushën e Smart Home
*Të gjithë kandidatët do t'i nënshtrohen një testi në Excel paraprakisht, me dy ushtrime që lidhen me detyrat e pozicionit.
Pikat kryesore
Përfitime
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
Pyetje shtesë
- 1Sa vite eksperience keni ne blerje?
Përmbledhje
Statistikat
Informacioni i kompanisë

Smart Home Albania është kompania e parë në Shqipëri me fokus sistemet Smart Home. Kompania ofron sistemet më inovative me fokus rritjen e komfortit, uljen e faturës së energjisë elektrike dhe njëkohësisht rritjen e sigurisë. Smart Home Albania është realiteti me ofertën që garanton raportin cilësi-çmim më të mirë në treg. Smart Home Albania është distributor zyrtar ekskluziv për Shqiperinë i TIS Control, Smartek, Waterfall Audio, Teknim, Desi, Nuki, Tyba, Faradite, Fontini, Font Barcelona etj Aktualisht kompania vepron direkt apo nepermjet rishitesave ne Shqiperi, Kosove, Mal i Zi, Serbi, Greqi, Kroaci. Nëpërmjet ketyre brandeve, Smart Home Albania ofron sisteme automatizimi për shtëpi, vila, zyra, hotele të ndërtuar e funksionalë.
- Pozicione aktive
- 3 pozicione
- Website
- www.smarthome.al/
- NIPT
- M41325033N



