Agjent shitje
.png)
RIMMED
Agjent shitje
.png)
RIMMED
Rreth pozicionit
Rimmed shpk po kërkon Agjent Shitjeje në terren, energjik dhe me experience ne profile te ngjashme
Ne jemi duke kërkuar agjente shitjesh që do të përfshihen në:
Shpërndarjen e produkteve te kompanise
Shpërndarjen e produkteve HoReCa
Gjithashtu një nga detyrat kryesore do të jetë përmirësimi i njohjes të markës dhe produkteve tona si dhe raportimi i rregullt mbi aktivitetet e shitjes.
Detyrat e tjera do të përfshijnë kërkimin e tregut, zhvillimin e strategjive të biznesit dhe identifikimin e mundësive të reja të biznesit.
Ju do të punoni me departamente të ndryshme dhe do t'i raportoni Drejtuesit të Ekipit tuaj të Shitjeve.
Aplikanti duhet te jete i shkathët, i organizuar dhe i motivuar për të rritur shitjet, për të rritur reputacionin e kompanisë dhe për të kërkuar mënyra të reja krijuese për të tregtuar produktet tona.
Preferohet te kete eksperienca te mepareshme me shitjet.
Detyrat
Mirembajtjen e rrjetit ekzistues te klienteve dhe identifikimin e klienteve te rinj;
Merr porosite tek klientet ekzistues dhe kryen shitje direkte per produktet ne ngarkim;
Viziton çdo pike shitje ne zonen/klientet qe mbulon, sipas programit ditor;
Prezanton ne menyre profesionale produktet tek klientet e zones qe mbulon dhe garanton vendosjen e materialeve promocionale ne piken e shitjes;
Raporton tek supervizori i shitjeve mbi ecurine e punes dhe problematiken e hasur;
Njohjen, dokumentimin dhe lajmerimin e kolegeve dhe eproreve rreth ndodhive dhe çeshtjeve te punes.
Kualifikimet
Kërkohet qe aplikanti te kete mbaruar Shkollen e Mesme ose Bachelor.
Leje e vlefshme per drejtimin e automjetit si dhe përvoja në drejtimin e makinës është një domosdoshmëri.
Preferohet minimumi 1 - 2 vjet përvojë pune
Aftesi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal.
Aftësi për të trajtuar shumë detyra në të njëjtën kohë.
Aftesi të mira organizative dhe ne aftesi ne menaxhimin e projekteve.
Nohuri te mira te paketes Microsoft Office dhe programeve te shitjes.
Perkushtim per te vizituar klientët në baza ditore.
Pikat kryesore
Përfitime
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
Përmbledhje
Statistikat
Informacioni i kompanisë
.png)
Rimmed® SHPK, u krijua në vitin 2017 si linjë prodhimi e produkteve ndihmëse të kuzhinës si Letra e Aluminit, Membrana Plastike dhe Letra e Pjekjes dhe njëkohësisht importuese dhe shpërndarëse e shumë mallrave ushqimor dhe industrial. Brenda një kohe të shkurtër kompania Rimmed® SHPK arriti të depërtojë rrënjësisht në tregun vendas duke u bërë Lider në produktet e Letrës së Aluminit, Membranës Plastike dhe Letrës së Pjekjes falë korrektesisë dhe cilësisë së produkteve.
- Website
- rimmed.al/
- NIPT
- L71719018A





