Content Creator & Koordinator Rrjetesh Sociale (Full-Time, në ambient)

Fours Trading
Content Creator & Koordinator Rrjetesh Sociale (Full-Time, në ambient)

Fours Trading
Rreth pozicionit
Kërkohet një Krijues Përmbajtje me kohë të plotë, për punë në ambientin tonë, për krijimin e përmbajtjes vizuale për produktet dhe komunikimin e markës në kanalet tona online.
Detyrat Kryesore
- Fotografimi dhe krijimi i videove të produkteve të reja për postime, story dhe reels.
- Krijimi i përmbajtjeve vizuale kreative duke përdorur mjete si Canva, PicsArt, CapCut ose AI tools.
- Editimi dhe përpunimi i fotove dhe videove sipas stilit të markës. (neutral, festiv, sezonal)
- Hartimi i përshkrimeve dhe përzgjedhja e hashtagëve për postime në Instagram.
- Planifikimi dhe menaxhimi i kalendarit të postimeve për dy profilet e kompanisë.
- Bashkëpunimi në ideimin e fushatave sezonale (Halloween, Krishtlindje, Ditëlindje, etj.)
- Koordinimi i punës me ekipin për ndjekjen e trendeve dhe përmbajtjeve kreative.
Kualifikimet e Kërkuara
- Eksperiencë e mëparshme në krijim përmbajtjeje, fotografi ose menaxhim rrjetesh sociale.
- Njohuri të mira në përdorimin e mjeteve për editim (Canva, CapCut, PicsArt, Lightroom, etj.)
- Ndjenjë e zhvilluar për estetikë, ngjyra dhe kompozim vizual.
- Njohuri bazë mbi trendet dhe algoritmet e Instagram-it.
- Aftësi organizative dhe respektim i afateve ditore apo javore.
- Disponueshmëri për punë me orar të plotë, në ambient (jo online).
Aplikimi
Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në, portfolio-n ose profilin e Instagram-it bashkë me një prezantim të shkurtër personal
Pikat kryesore
Përfitime
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
Përmbledhje
Statistikat
Informacioni i kompanisë

FOURS Trading, me një eksperiencë mbi 25 vjeçare në tregun shqiptar, është një kompani e konsoliduar në fushën e tregtimit dhe shpërndarjes me shumicë të artikujve të ndryshëm për bizneset dhe konsumatorët. Kompania operon në importin dhe shpërndarjen e një game të gjerë produktesh që përfshijnë: - Artikuj kancelarie për zyra, shkolla dhe institucione arsimore; - Lodra për fëmijë nga markat më të njohura dhe të certifikuara ndërkombëtarisht; - Dekorime dhe artikuj sezonalë për festa, pushime dhe ngjarje të veçanta; - Aksesorë shtëpie, produkte të përditshmërisë dhe dhurata. Duke bashkëpunuar me furnitorë të besueshëm nga tregjet evropiane dhe aziatike, FOURS Trading sjell produkte me cilësi të lartë, dizajn modern dhe çmime konkurruese, duke u bërë një partner i rëndësishëm për shumë biznese tregtare në mbarë vendin. Me përkushtim, profesionalizëm dhe eksperiencë të gjatë, kompania synon të mbetet një pikë referimi në tregun shqiptar për shpërndarjen me shumicë të artikujve të përditshëm dhe sezonalë.
- Website
- info.fours.al
- NIPT
- K31330013V



