Menaxherë për Klientët Ndërkombëtarë

Pagë konkuruese
Invest Medical Albania logo

Invest Medical Albania

Tirana
Full Time
215 shikime
1 aplikantë

Rreth pozicionit

Invest Medical Albania po kërkon të zgjerojë stafin me Menaxherë për Klientët Ndërkombëtarë!

Flisni dhe shkruani rrjedhshëm frëngjisht, spanjisht, italisht ose gjermanisht/anglisht?

Kjo është mundësia juaj për të ndërtuar një karrierë ndërkombëtare nga zemra e Tiranës! 🇦🇱✨

Vendndodhja: Rr. Donika Kastrioti, pas Kullave Binjake, Qendër – Tiranë

Orari: Full-time

Pozicioni: Menaxher për Klientë Ndërkombëtarë (Shoqërues / Përkthyes)

Kush jemi ne?

Invest Medical Albania është një kompani me eksperiencë disa vjeçare në turizmin shëndetësor, që bashkëpunon me klinika elitare dhe mirëpret klientë nga e gjithë bota. Aktualisht jemi në zgjerim të stafit tonë dhe kërkojmë persona energjikë, komunikues dhe profesionistë për t’u bashkuar me ekipin tonë dinamik.

Çfarë do të bëni?

  • Do të mirëprisni klientët/pacientët ndërkombëtarë dhe do t’i shoqëroni gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.

  • Do të përktheni gjatë takimeve në klinikat partnere dhe në institucionet përkatëse.

  • Do të mbani dhe hidhni raportet periodike për klientët në sistem.

  • Do të asistoni në procedurat e dokumentacionit dhe komunikimin me klinikat partnere.

  • Do të jeni pika e parë e kontaktit dhe mbështetjes për klientët tanë.

  • Puna do të jetë e kombinuar mes zyrës dhe terrenit, në varësi të nevojave të klientëve.


Kërkesat:

  • Njohuri shumë të mira të paktë në njërën nga gjuhët e mëposhtme: frëngjisht, spanjisht, italisht ose gjermanisht (e folur dhe e shkruar).

  • Njohuri të anglishtes si gjuhë dytësore – të pranueshme edhe në nivel mesatar.

  • Njohuri të mira kompjuterike, përfshirë përdorimin e programeve si Word, Excel, email dhe platforma online.

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, etikë profesionale dhe përgjegjshmëri.

  • Përferohet të ketë eksperiencë në fushën e shërbimit ndaj klientit apo turizmit shëndetësor.

  • Disponueshmëri për punë me orar të plotë dhe dëshirë për zhvillim profesional.


Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese

  • Ambjent pune modern, dinamik dhe bashkëpunues

  • Mundësi zhvillimi profesional në një industri globale në rritje

  • Trajnime dhe mbështetje për zhvillim të vazhdueshëm


🔔 Mos e humbni këtë mundësi unike për të punuar me klientë ndërkombëtarë dhe për të ndërtuar një karrierë që ju çon përpara!

Pikat kryesore

Përfitime

Pagë konkurueseSigurime shëndetësoreZhvillim profesionalTrajnime të Paguara

Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara

Njohuri bazë kompjuteriAftësi të mira komunikimiPuna në ekipOrganizimMenaxhim koheShërbim ndaj klientitPërkushtim ndaj detajevePërvojë në fushën përkatëseNjohuri të gjuhëve të huajaGjuha angleze (shkrim dhe lexim)Gjuha angleze (të folur)Njohuri ne frengjisht, spanjisht, italisht ose gjermanisht (E folur dhe e shkruar)

Përmbledhje

Vendndodhja
Tirana
Punësimi
Full Time
Pozicioni
menaxher klienti
Lloji i punës
On-Site
Eksperienca
Mesatar (2-5 vite)
Arsimi
Diplomë Master
Paga
Pagë konkuruese
Afati i aplikimit
30 Nëntor 2025

Statistikat

Shikime
215
Aplikantë
1
Publikuar
31 Tetor 2025

Informacioni i kompanisë

Invest Medical Albania logo

Invest Medical Albania është një kompani me eksperiencë disa vjeçare në turizmin shëndetësor, që bashkëpunon me klinika elitare dhe mirëpret klientë nga e gjithë bota. Aktualisht jemi në zgjerim të stafit tonë dhe kërkojmë persona energjikë, komunikues dhe profesionistë për t’u bashkuar me ekipin tonë dinamik.

NIPT
M21428024H