Asistent Teknik

Smart Home Albania
Asistent Teknik

Smart Home Albania
Rreth pozicionit
Smart Home Albania po kërkon një Asistent Teknik për instalime elektrike dhe konfigurim të pajisjeve smart. Kërkojmë një individ të motivuar, të kujdesshëm dhe me dëshirë për të mësuar teknologji të reja.
Përgjegjësitë kryesore:
-Asistimi në instalimin e pajisjeve elektrike dhe inteligjente në ambiente rezidenciale apo biznese
-Mbështetja në konfigurimin dhe programimin e pajisjeve Smart Home
-Ndjekja e udhëzimeve teknike nga stafi me eksperiencë
Kualifikimet e kërkuara:
-Njohuri bazë në instalime elektrike ose teknologji të ngjashme
-Përparësi kanë kandidatët me eksperiencë në sistemet elektrike, alarmi, kamera apo rrjete
-Leje drejtimi kategoria B
Çfarë ofrojmë:
-Trajnim intensiv dhe mbështetje nga teknikë me përvojë
-Ambient profesional dhe mundësi për të ndërtuar karrierë në fushën e teknologjisë
-Mundësi rritje profesionale
Pikat kryesore
Përfitime
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
Përmbledhje
Statistikat
Informacioni i kompanisë

Smart Home Albania është kompania e parë në Shqipëri me fokus sistemet Smart Home. Kompania ofron sistemet më inovative me fokus rritjen e komfortit, uljen e faturës së energjisë elektrike dhe njëkohësisht rritjen e sigurisë. Smart Home Albania është realiteti me ofertën që garanton raportin cilësi-çmim më të mirë në treg. Smart Home Albania është distributor zyrtar ekskluziv për Shqiperinë i TIS Control, Smartek, Waterfall Audio, Teknim, Desi, Nuki, Tyba, Faradite, Fontini, Font Barcelona etj Aktualisht kompania vepron direkt apo nepermjet rishitesave ne Shqiperi, Kosove, Mal i Zi, Serbi, Greqi, Kroaci. Nëpërmjet ketyre brandeve, Smart Home Albania ofron sisteme automatizimi për shtëpi, vila, zyra, hotele të ndërtuar e funksionalë.
- Pozicione aktive
- 3 pozicione
- Website
- www.smarthome.al/
- NIPT
- M41325033N



