Specialist i përgjithshëm

Pagë e negociueshme
Agi Kons Shpk logo

Agi Kons Shpk

Vlorë
Full Time
72 shikime
0 aplikantë

Rreth pozicionit

Agi Kons Sh.P.K është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agi Kons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Në kuadër të zgjerimit të saj, kompania Agikons Sh.p.k kërkon të punësojë staf të kualifikuar në fushën e ndërtimit.

Pozicioni i Punës: Specialist i përgjithshëm
Projekti: Green Coast, Palase
Vendi I Punes: Palase
Koha e punes: Full Time
Raporton: Inxhinierit të objektit

Detyrat kryesore:

  • Përgatitje dhe instalim profile armature hekuri sipas planeve.

  • Kryerje lidhjesh hekuri (me tela / tela lidhëse / kunja) për armature.

  • Sigurimi që punimet të jenë sipas dimensioneve dhe standardeve teknike.

  • Përdorimi i mjeteve pune me kujdes dhe respektimi i sigurisë në vendin e punës.

  • Ndërtimi i mureve me tulla 12x25 cm për oxhake dhe struktura të tjera.

  • Vendosja e mureve sipas planit dhe specifikimeve teknike.

  • Koordinimi me ekipet e tjera të ndërtimit dhe raportimi te inxhinieri.

Kërkesat:

  • Përvojë pune ose njohuri praktike me armature, lidhje hekuri, murature dhe punime në terren.

  • Aftësi fizike dhe gatishmëri për punë fizike.

  • Kapacitet për të ndjekur udhëzime teknike nga inxhinieri.

  • Kujdes për detaje, përpikëri në matje dhe pozicione.

  • Njohuri bazë të përdorimit të mjeteve ndërtimore dhe të sigurimit.

  • Preferohen kandidatë me banim në Fier ,Vlorë , Dhërmi

Pikat kryesore

Përfitime

Transport

Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara

Diplomë e mesme

Përmbledhje

Vendndodhja
Vlorë
Punësimi
Full Time
Pozicioni
murator
Lloji i punës
On-Site
Eksperienca
Mesatar (2-5 vite)
Arsimi
Shkolla e Mesme
Paga
E negociueshme
Afati i aplikimit
6 Dhjetor 2025

Statistikat

Shikime
72
Aplikantë
0
Publikuar
5 Nëntor 2025

Informacioni i kompanisë

Agi Kons Shpk logo

AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të mbështesim parimet tre-dimensionale: Përkushtimin, Disiplinën dhe Drejtimin. Përvoja e AGIKONS SH.PK materializohet në mijëra shtëpi, dhjetëra hapësira tregtare, disa objekte arsimore dhe shëndetësore, dhjetëra kilometra tunele për rrugë dhe hidrocentrale, miliona metra kub gërmime toke dhe transport, qindra kilometra rrugë të të gjitha llojeve, dhjetëra parqe, qindra projekte arti urban, sheshe, bazenë, fasada arti, etj.

Pozicione aktive
1 pozicion
NIPT
K21622001M