Specialist Financiar për Arkëtime

Kalaja Talent Consulting
Specialist Financiar për Arkëtime

Kalaja Talent Consulting
Rreth pozicionit
Partneri ynë, një kompani ndërkombëtare fintech me prezencë në tregun amerikan, po kërkon të punësojë një Specialist Financiar për Arkëtime, i cili do të ketë rol kyç në analizimin e të dhënave financiare, ndjekjen e pagesave të klientëve dhe përgatitjen e raporteve të detajuara financiare.
Detyrat Kryesore:
Analizon deklaratat bankare të klientëve për të identifikuar hyrjet dhe daljet financiare.
Krijon dhe përditëson dosje financiare në platformën Salesforce.
Ndjek dhe rakordon pagesat e klientëve duke siguruar saktësi në sistem.
Komunikon me klientë për ndjekjen e pagesave dhe krijimin e planeve të arkëtimit.
Përgatit raporte dhe bilance mujore për fitimet dhe humbjet e bizneseve.
Menaxhon proceset e arkëtimeve dhe rakordimeve brenda afateve kohore.
Përgatit dokumentacionin për auditim të brendshëm dhe të jashtëm.
Hulumton partnerë biznesi dhe ndjek çështjet financiare përmes kërkimeve online.
Kualifikimet e Kërkuara:
3–4 vite eksperiencë në Accounts Receivable, financë ose kontabilitet.
Njohuri të mira në analizën e deklaratave bankare dhe rakordimin financiar.
Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe komunikimi.
Eksperiencë në menaxhimin e të dhënave dhe përdorimin e sistemeve CRM.
Përdorim i avancuar i Microsoft Excel; njohja e Salesforce është avantazh.
Nivel shumë i mirë i gjuhës angleze (C1), me aftësi për raportim të qartë dhe të saktë.
Diskrecion dhe etikë profesionale në trajtimin e të dhënave financiare.
Kompania Ofron:
Paketë konkurruese pagese + bonuse mujore në bazë të performancës.
Sigurim shëndetësor privat dhe mbështetje për transportin.
Ambient pune modern dhe bashkëkohor me kulturë ndërkombëtare.
Trajnime dhe mundësi reale për zhvillim profesional.
Mundësi bashkëpunimi me ekipe shumëkulturore dhe profesionistë të huaj.
Pikat kryesore
Përfitime
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
Përmbledhje
Statistikat
Informacioni i kompanisë

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj. Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës. Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë. Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.
- Pozicione aktive
- 12 pozicione
- NIPT
- M41616047Q


