Specialist Finance

Kalaja Talent Consulting
Specialist Finance

Kalaja Talent Consulting
Rreth pozicionit
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Specialist Finance.
Si Specialist i Financave, roli do të fokusohet në accounts receivable dhe accounts payable, në mbështetjen e operacioneve financiare dhe në sigurimin e transparencës së të dhënave brenda sistemit tonë ERP. Pozicioni lidhet ngushtë me departamentin e financës dhe magazinës, duke kontribuar në efikasitetin e proceseve financiare dhe raportimin e saktë për bordin e menaxhimit.
Detyrat
Menaxhimi i Accounts Receivable (AR) dhe Accounts Payable (AP) brenda sistemit tonë ERP - Odoo.
Regjistrimi dhe përditësimi i transaksioneve financiare dhe faturave sipas standarteve ligjore.
Ndjekja e pagesave nga klientët dhe koordinimi me furnitorët për shlyerje të saktë e në kohë.
Kontrolli dhe pasqyrimi i inventarëve dhe lëvizjeve të magazinës në ERP për të siguruar përputhje me realitetin fizik.
Përgatitja e raporteve periodike financiare për bordin e menaxhimit, duke përfshirë raporte të shitjeve, blerjeve dhe stockut.
Bashkëpunim i ngushtë me departamentin e financës, magazinës dhe prodhimit për procese pa ndërprerje.
Kontribut në kalimin e plotë drejt operacioneve digjitale pa letër brenda financës.
Kualifikimet
Diplomë Bachelor në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
Eksperiencë 3–5 vite në financë/kontabilitet, preferohet në kompani prodhimi.
Njohuri dhe përvojë e fortë me ERP (Odoo - edhe më e vlerësuar) dhe menaxhimin e moduleve të financës dhe inventarëve.
Njohuri të mira të standardeve fiskale dhe kontabël.
Aftësi analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipe të ndryshme.
Aftësi për të punuar në një ambient dinamik dhe në zhvillim e rritje konstante
Pikat kryesore
Përfitime
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
Përmbledhje
Statistikat
Informacioni i kompanisë

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj. Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës. Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë. Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.
- Pozicione aktive
- 12 pozicione
- NIPT
- M41616047Q



