Operator/e Shitjesh Vore

EMANTE
Operator/e Shitjesh Vore

EMANTE
Rreth pozicionit
Operatori i shitjeve është përgjegjës për përpunimin dhe regjistrimin e kërkesave të klientëve në sistemin e kompanisë, përgatitjen dhe hedhjen e ofertave, ndjekjen e statusit të tyre dhe sigurimin e një përvoje profesionale dhe të saktë shërbimi ndaj klientit. Ky rol mbështet ekipin e shitjeve duke garantuar shpejtësi, saktësi dhe komunikim efektiv.
Detyrat Kryesore:
Marrja dhe përpunimi i kërkesave për oferta nga klientët.
Regjistrimi i saktë i të dhënave të klientëve dhe kërkesave në sistem.
Përgatitja dhe hedhja e ofertave sipas procedurave të kompanisë.
Ndjekja e statusit të ofertave dhe përditësimi i informacionit në sistem.
Komunikimi me klientët për të ofruar informacion shtesë dhe ndjekje pas dërgimit të ofertës.
Bashkëpunimi me ekipin e shitjeve dhe departamentet e tjera.
Ruajtja e dokumentacionit dhe arkivimi i të dhënave.
Raportimi periodik i ofertave të realizuara dhe të atyre në proces.
Kualifikimet & Aftësitë:
Arsim i lartë (preferohet në Ekonomi/Marketing/Administrim Biznesi).
Eksperiencë në shitje, shërbim klienti ose punë administrative (avantazh).
Aftësi shumë të mira kompjuterike dhe përdorim i sistemeve CRM/ERP (avantazh).
Aftësi shumë të mira komunikimi.
Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në punë.
Aftësi shumë të mira organizimi dhe menaxhimi të detyrave.
Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur.
Qëndrim profesional dhe orientim ndaj klientit.
Pikat kryesore
Përfitime
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
Përmbledhje
Statistikat
Informacioni i kompanisë

Founded in 2006 as an import-export business. We deliver innovative, energy-efficient solutions for industrial and commercial use. From tight deadlines to large-scale visions, we transform challenges into success with speed, precision, and purpose. We build more than structures we build growth.
- Pozicione aktive
- 1 pozicion
- Website
- www.emante.eu/
- NIPT
- L72220506A






