Kuzhinier

KFC
Kuzhinier

KFC
Rreth pozicionit
KFC kërkon të shtojë në ekip Kuzhinierë, që duan të punojnë në një ambient dinamik dhe bashkëpunues.
Në këtë rol, ju do të jeni pjesë e procesit të përgatitjes së produkteve të KFC-së, duke ndjekur standardet e cilësisë dhe higjienës që na dallojnë në çdo restorant tonin.
Ky pozicion është i përshtatshëm për persona me dëshirë për të mësuar, për të punuar në ekip dhe për të ndërtuar një karrierë në industrinë e ushqimit të shpejtë.
Detyrat Kryesore
Përgatitja e produkteve ushqimore sipas recetave dhe standardeve të KFC.
Sigurimi i pastërtisë dhe rregullit në kuzhinë gjatë gjithë orarit të punës.
Respektimi i standardeve të sigurisë ushqimore dhe higjienës personale.
Punë në bashkëpunim me stafin për të përmbushur kërkesat e klientëve në kohë.
Ruajtja e ritmit të punës edhe në periudhat me fluks të lartë.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
Përvojë në fushën përkatëse është avantazh, por jo e detyrueshme.
Aftësi për të menaxhuar kohën dhe për t’u përshtatur me ritmin e punës.
Qasje pozitive, përgjegjësi dhe kujdes ndaj detajeve.
Përfitimet
Pagë konkurruese me bonuse performance.
Sigurime shëndetësore dhe pushime të paguara.
Transport i mbuluar dhe orar fleksibël.
Mundësi zhvillimi profesional dhe ngritjeje në karrierë.
Ambient i sigurt dhe dinamik pune në një markë ndërkombëtare.
Si të aplikoni
Nëse jeni person energjik, korrekt dhe dëshironi të punoni në një ambient profesional me ritëm të lartë dhe mundësi rritjeje, aplikoni tani për pozicionin Kuzhinier në KFC Tiranë dhe bëhuni pjesë e një ekipi global.


