Inxhinier Elektrik

1,000 - 1,500 €/muaj
Kalaja Talent Consulting  logo

Kalaja Talent Consulting

Tirana
Full Time
73 shikime
1 aplikantë

Rreth pozicionit

Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Inxhinier Elektrik.

Inxhinieri Elektrik do të jetë përgjegjës për projektimin dhe zhvillimin teknik të impianteve elektrike dhe fotovoltaike, duke siguruar që të gjitha projektet të realizohen sipas standardeve përkatëse dhe kërkesave teknike të kompanisë.

Detyrat

  • Projektimi i impianteve elektrike dhe fotovoltaike për ndërtesa civile dhe industriale.

  • Kryerja e llogaritjeve teknike (dimensionime, analiza të ngarkesave, bilanc energjie, etj.).

  • Hartimi dhe përgatitja e dokumentacionit teknik të projekteve.

  • Përdorimi i programeve profesionale të projektimit për realizimin e skemave, planimetrive dhe raporteve teknike.

  • Bashkëpunimi me ekipin multidisiplinar të projektimit dhe inxhinierëve të tjerë.

  • Sigurimi që projektet të jenë në përputhje me standardet teknike dhe rregulloret aktuale.

  • Ndjekja e kërkesave të klientit dhe mbështetja gjatë fazave të projektit sipas nevojës.

Kualifikimet

  • Diplomë në Inxhinieri Elektrike.

  • Minimumi 3 vite eksperiencë pune në projektimin e impianteve elektrike.

  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e Autocad, i-Project, Dialux ose software-e të ngjashme.

  • Preferohet eksperiencë me BIM (Building Information Modeling).

  • Aftësi të mira organizative dhe për të punuar në grup.

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane dhe angleze.

Pikat kryesore

Përfitime

Pagë konkuruese

Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara

Diplomë universitare

Përmbledhje

Vendndodhja
Tirana
Punësimi
Full Time
Pozicioni
inxhinier elektrik
Lloji i punës
On-Site
Eksperienca
Mesatar (2-5 vite)
Arsimi
Diplomë Master
Paga
1,000 - 1,500 €/muaj
Afati i aplikimit
31 Dhjetor 2025

Statistikat

Shikime
73
Aplikantë
1
Publikuar
21 Nëntor 2025

Informacioni i kompanisë

Kalaja Talent Consulting  logo

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj. Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës. Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë. Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.

Pozicione aktive
12 pozicione
NIPT
M41616047Q