Specialiste Blerjesh

Pagë konkuruese
Roal Food logo

Roal Food

Tirana
Full Time
47 shikime
3 aplikantë

Rreth pozicionit

ROAL FOOD është një Kompani me eksperiencë mbi 20 vite në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore.Jemi prezent në të gjithë tregun Shqiptar dhe Rajon me një gamë të gjerë produktesh.ROAL FOOD ka eksluzivitetin e brandeve më cilesore për ti sjelle në tryezat e cdo familje.
Qëllimi i punës tonë është të plotësojmë në mënyrë efikase nevojat e tregut duke ndjekur trendet ndërkombëtare përmes vazhdimësisë së inovacioneve.
Aktualisht jemi ne kerkim te stafit te ri me energji dhe ide te reja per zhvillim.Roal Food kerkon te punesojë Specialist/e Blerjesh.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Identifikon nevojat e kompanisë për furnizimin me produkte apo kategori të caktuara produktesh.

  • Përditëson të dhënat për furnitorët, artikujt dhe çmimet, si dhe realizon analizat përkatëse.

  • Dërgon porositë dhe ndjek zbatimin e tyre, përfshirë ndjekjen e procedurave të importit dhe dokumentacionit të lidhur.

  • Ndjek të gjithë procesin e transportit dhe logjistikës, deri në dorëzimin e produkteve në magazina.

  • Komunikon me magazinat dhe sigurohet që produktet e mbërritura përmbushin kriteret e cilësisë. Në rast të mospërputhjeve, njofton furnitorët brenda afatit të caktuar.

  • Përgatit raporte periodike mbi ecurinë e punës dhe performancën e furnitorëve.

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi apo fusha të ngjashme.

  • Eksperiencë e mëparshme në blerje, brenda ose jashtë vendit, dhe/ose në pozicione të lidhura me shitjet.

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (e folur dhe e shkruar).

  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.

  • Të jetë person i besueshëm, i organizuar dhe i gatshëm për të marrë përsipër përgjegjësi.

  • Aftësi për të marrë iniciativë dhe për të punuar në mënyrë bashkëpunuese me ekipin.

Kushtet:

  • Paga: Sipas pervojës së kandidatit

  • Full Time

  • Experienca e mëparshme në aktivitete distribucion përbën avantazh.


Vetem kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen per interviste!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Ju mirepresim!!

Pikat kryesore

Përfitime

Pagë konkurueseSigurime shëndetësoreTransportParkim falasLaptop puneTelefon puneInternetPushime të paguaraPushime verorePushime dimriZhvillim profesionalEvente kompanie

Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara

Diplomë universitareNjohuri të avancuara të ExcelAftësi të mira komunikimiMenaxhim koheOrganizimPërkushtim ndaj detajevePërvojë në fushën përkatëseGjuha angleze (shkrim dhe lexim)Gjuha angleze (të folur)

Përmbledhje

Vendndodhja
Tirana
Punësimi
Full Time
Pozicioni
menaxher blerjesh
Lloji i punës
On-Site
Eksperienca
Mesatar (2-5 vite)
Arsimi
Diplomë Bachelor
Paga
Pagë konkuruese
Afati i aplikimit
31 Dhjetor 2025

Statistikat

Shikime
47
Aplikantë
3
Publikuar
2 ditë më parë

Informacioni i kompanisë

Roal Food logo

ROAL FOOD është një Kompani me eksperiencë mbi 20 vite në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Jemi prezent në të gjithë tregun Shqiptar dhe Rajon me një gamë të gjerë produktesh. ROAL FOOD ka eksluzivitetin e brandeve më cilësore për ti sjellë në tryezat e cdo familje. Qëllimi i punës tonë është të plotësojmë në mënyrë efikase nevojat e tregut duke ndjekur trendet ndërkombëtare përmes vazhdimësisë së inovacioneve.

Pozicione aktive
5 pozicione
NIPT
L71614005K

Punë të ngjashme

Punët më të reja