Ndermjetesues/e i/e pasurive te paluajtshme

Century 21 Metropol East
Ndermjetesues/e i/e pasurive te paluajtshme

Century 21 Metropol East
Rreth pozicionit
Detyra dhe përgjegjësi operacionale:
• Asistimi dhe konsulenca e klientëve shitës/qiradhënës dhe blerës/qiramarrës për të shitur/dhëne me qira ose blerë/marë me qira një pronë me cmimin e duhur
• Marketimi i pronave në mënyre profesionale në kanalet e duhura informative
• Përputhja e kërkesave të klientit me opsionet që ofrohen në treg, bazuar në mundësitë financiare të klientit
• Të jetë një negociues/e dhe konsultues I/E mirë në raportet midis shitësit dhe blerësit ose qiradhënësit dhe qiramarrësit
• Të njohë mirë tregun imobiliar dhe cmimet e zonave bazuar në referencat shtetërore
• Të jetë njohës/e I/E mirë I procedurave ligjore në mënyrë që të orientojë klientët blerës/shitës në cdo hap të procedurës së shitjes
• Të informojë klientët rreth cmimit të duhur, kushteve ligjore, kushteve të tregut në mënyrë korrekte
Aftësi të tjera:
• Diplomë e arsimit të lartë përbën avantazh
• Aftësi të mira në biznes dhe shitje
• I/E matur, i/e besueshëm/me dhe profesional/e në marrëdhëniet me kolegët
• Të ketë aftësi të mira komunikimi, të dijë të bëhet pjesë e grupit dhe të punojë në grup
• Aftësi organizuese dhe koordinuese
• Duhet të jetë i/e përkushtuar, pozitiv/e dhe punëtor/e
• Aftësi për të bindur dhe për të ndikuar tek të tjerët
• Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime
• Të jetë fleksibël
Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh
Ofrojmë:
• Century 21 Metropol East ofron trajnime të specializuara intensive për fushën e Real Estate
•Mundësi rritjeje profesionale dhe përsonale
•Një staf me eksperiencë disa vjecare në tregun e pasurive të paluajtshme, të gatshem për t'ju suportuar dhe asistuar në cdo proces të punës suaj
•Një buxhet të detajuar marketingu
•Account të personalizuar Website me shikueshmëri të lartë
•Informacione mbi cdo ndryshim ligjor në lidhje me tregun imobiliar
Kushtet e Punës:
Century 21 Metropol East është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
Pikat kryesore
Përfitime
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
Përmbledhje
Statistikat
Informacioni i kompanisë

Ne jemi të përkushtuar për t'ju ndihmuar të gjeni pronën e ëndrrave tuaja ose për të maksimizuar vlerën e investimeve tuaja në pasuri të paluajtshme. Duke qenë një filial i Century 21 Metropol që ka operuar me shumë sukses për 5 vitet e fundit në këtë industri, ne ofrojmë shërbim dhe mbështetje të pakrahasueshme për klientët tanë. Qoftë nëse jeni një blerës shtëpie për herë të parë, një qiramarrës, një investitor me përvojë, apo duke kërkuar të shisni ose të jepni me qira pronën tuaj, ekipi ynë i profesionistëve me përvojë është këtu për t'ju udhëhequr në çdo hap të kësaj rruge.
- NIPT
- M41508049M



.png)


